Ballina Sport Shqipëria mezi pret të firmosi kontratën me kombëtaren, Panuçi firmos si opinionist

Shqipëria mezi pret të firmosi kontratën me kombëtaren, Panuçi firmos si opinionist

Ndërsa po pritet momenti i firmës në kontratë që Kristian Panuçi të jetë zyrtarisht trajneri i kombëtares sonë ai surprizon duke firmosur një kontratë tjetër.

E vetmja firmë e hedhur mbi letër e Panuçit është ajo e opinionistit sportiv, ku firmosi një kontratë me Mediaset. Tashmë kur nuk dihet akoma a ka firmosur apo jo me Shqipërinë, Panuçi mesjavat e tij do ti kalojë tek “Mediaset Premium” ku do të shkojë si një nga opinionistët e emisionit “Speciale Champions League” me Arrigo Sakin, Paolo Rosin dhe Alesio Takinardin. 

Panuçi ka disa vite që po bashkëpunon me “Premium Sport” dhe duke marrë parasysh që do të jetë opinionist dhe trajner i kombëtares ai ka rënë dakort me FSHF se do të ketë kërkesa të ulëta financiare në dallim me emrat e njohur që po tentojnë ta marrin Shqipërinë.