Ballina Kryesore Shqipëria ‘shpartallohet’ në miqësore, mposhtet thellë nga Ukraina

Shqipëria ‘shpartallohet’ në miqësore, mposhtet thellë nga Ukraina

Shqipëria ka zhgënjyer edhe një herë në ndeshje miqësore ku këtë herë kishim përballë Ukrainën.

Skuadra e Panuccit është mposhtur me rezultatin 1-4, ku golin e nderit e shënoi Emanuele Ndoji në minutën e 89.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3 për miqtë.

Respektivisht në minutën e 31 dhe 90 Konoplyanka, 36 dhe 46 Yarmolenko.

Kjo ishte ndeshja e 6 që kombëtarja jonë zhvillon kundër Ukrainës ku ka arritur që të marrë vetëm një barazim 2-2 në vitin 2005 dhe të gjitha ndeshjet e tjera e kemi humbur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook