Ballina Galeri “Shqiptarët” mposhtin Serbinë, Shaqiri dhe Xhaka festojnë duke bërë shqiponjën me duar,...

“Shqiptarët” mposhtin Serbinë, Shaqiri dhe Xhaka festojnë duke bërë shqiponjën me duar, reagimi i trajnierit serb kur pësohet goli i dytë është EPIK (Foto+Video)

Ka përfunduar ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme e vlefshme për grupin E mes Serbisë dhe Zvicrës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-2 për Zvicrën, kto të fundit kanë përmbysur rezultatin pas një disavantazhi 1-0 në pjesën e parë për kombëtaren serbe.

Serbët shënuan të parët në minutën e 5-të me Mitroviç, ndërkohë që Xhaka dhe Shaqiri përmbysën gjithçka duke i dhuruar një fitore të artë zviceranëve.

Xhaka ka barazuar rezultatin në minutën e 52′, duke ka shënuar një ndër golat më të bukur të karrierës pikërisht përballë Serbisë. Gjithashtu gjesti që çmendi të gjithë serbët ishte shqiponja dykrenare që Xhaka bëri me duar.

Shaqiri realizoi golin e fitoren në minutën e 90′ si dhe i çmendi serbët duke bërë shqiponjën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook