Ballina Bota Situata e rëndë në Katalonjë, kapiteni i Barcelonës Iniesta, apelon për dialog

Situata e rëndë në Katalonjë, kapiteni i Barcelonës Iniesta, apelon për dialog

Pas situatës së rëndë të krijuar në Katolonjë nga ngjarjet e fundit të pasqyruara gjerësisht edhe në mediat mbarëbotërore, kapiteni i skuadrës së Barcelonës, Andres Iniesta ka bërë një apel për dialog, ku separatistët katalanas janë të vendosur të shpallin pavarësinë nga Spanja.

“Situata që po jetojmë është e jashtëzakonshme! Dialogoni, ju përgjegjësit e të gjitha dialogëve, bëjeni për të gjithë ne. Ne meritojmë të jetojmë në paqe”, shprehet mesfushori në profilin e tij “Facebook”.

Edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartolemeu, duke mbështetur mesazhin e pazakontë të Andres Iniestës ka bërë thirrje për dialog.

Duke vlerësuar gjendjen e jashtëzakonshme me të cilën po përballet rajoni, klubi i Barcelonës i bën thirrje të gjithë aktorëve për ta zgjidhur situatën e rëndë, duke u shprehur pro një referendumi vetëvendosjeje, por të ligjshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook