Ballina Sport Skënderbeu dërgon edhe njëherë Shehin në fushën Serbe: Jam i lumtur me...

Skënderbeu dërgon edhe njëherë Shehin në fushën Serbe: Jam i lumtur me shortin, nata e Beogradit është harruar

Orges Shehi, tashmë veteran por që do të vazhdojë ta mbrojë portën e Skënderbeut mbase edhe 2 vite të tjera, do të kthehet edhe njëher në Serbi ku nuk mund të rrimë pa e kthyer pas atë natë dhe ngjarje krimi që serbët krijuan.

Ai mbase ka qenë aty ku e ka provuar momentin më të vështirë të karrierës së tij, përballë atij tërbimi të tifozëve por edhe serbëve si lojtarë. Ai këtë herë do të zbresë titullar në fushë ku do të mbajë fanellën e Skënderbeut në Europa League por këtë herë i bindur se do të ndryshojë diçka nga ajo natë për tu harruar.

“Gjithmonë ekipet janë të forta në short, jam i kënaqur nga ai i yni. Ne do të luajmë shanset tona me këdo që kemi përballë. Jam i bindur që nuk dalim pa pikë, por objektivat do ti shohim ndeshje pas ndeshje. Ka qenë një ngjarje jo e këndshme, natë e hidhur e historisë së futbollit. Por ajo ka kaluar tashmë, futbolli duhet të shërbejë për të bashkuar vendet dhe nuk është se shkojmë me atë kujtim të keq nga Beogradi”, tha portieri i Skënderbeut për shanset në grupe dhe natën e tmerrit në Beograd.