Ballina Sport Skënderbeu nuk ndalet, mposht Flamurtarin dhe “arratiset” drejt titullit

Skënderbeu nuk ndalet, mposht Flamurtarin dhe “arratiset” drejt titullit

Skënderbeu ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0.

Ka mjaftuar goli i Muzakës në minutën e ’83 të sfidës për t’i dhënë një tre pikësh të vlefshëm korçarëve kundër vlonjatëve që pozicionohet të dytët në tabelën e klasifikimit.

Me fitoren e arritur, të besuarit e Ilir Dajës, shkëputen +11 pikë nga Flamurtari i vendit të dytë, kur jemi në javën e 11 të Superligës.

LEXO EDHE:  "Flamuri dhe simbolet e Skënderbeut në kishën e famshme të Venecias, por jo vetëm...", studiuesja italiane trondit historinë

Korçarët kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar mjaft raste të mira shënimi, por rezultati u zhbllokua vetëm 7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Tabela e Klasifikimit:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook