Ballina Sport Sport/ Masa të forta për mbarëvajtjen e sfidës Skënderbeu – Tirana

Sport/ Masa të forta për mbarëvajtjen e sfidës Skënderbeu – Tirana

Finalja e kupës së Shqipërisë që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00 do të ket masa sigurie të forta rreth 220 punonjës policie do të angazhohen për mbarvajtjen e kësaj super sfide.

Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes.

Policia njofton se “duke filluar nga ora 16:00 datë 31.05.2017 nuk do të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit. Nuk do  të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi i  mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së  Tapetave”. Nuk do të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek  “ Ish Konservimi” Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.”

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet,  Stacionet   vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur me biletë dhe   me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale  (të  çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të  kundert  nuk  do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth  Stadiumit,  do   të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 31  Maj  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakGjermani , Prishet plani vetvrasës në Berlin
Artikulli tjetërRama bën thirrje “Mos u ktheni në dorë të Saliut”