Ballina Kryesore Super ndeshja/ Franca kalon sërish në avantazh, Griezmann shënon me penallti

Super ndeshja/ Franca kalon sërish në avantazh, Griezmann shënon me penallti

Po luhet finalja e Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë në  “Luzhniki Stadium” të  Moskës.

Franca ka zhbllokuar shifrat në finalen e botërorit Rusi 2018, duke shënuar në minutën e 18′.

Ka qenë Griezmann, i cili ka ekzekutuar një goditje dënimi, ku harkimi i topit devijohet me kokë nga Mandzukic duke shkaktuar autogol dhe duke kaluar Francën në avantazh.

Në minutën e 28′ ka qenë Perisic i cili ka shënuar me një gjuajtje të fortë nga brenda zone duke barazuar rezultatin në 1-1.

Franca kalon sërish në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga Griezmann.

Nga një goditje këndi francezët kërkojnë prekje të topit me dorë në zonë nga Perisic.

Gjyqtari kryesor konsultohet me VAR dhe vendos për penallti.

Nga pika e bardhë Griezman gjuan saktë, duke kaluar përsëri francezët në avantazh, 2-1.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook