Ballina Sport Surpriza e merkatos/ Alban Hoxha braktis Partizanin për t’u transferuar në Serinë...

Surpriza e merkatos/ Alban Hoxha braktis Partizanin për t’u transferuar në Serinë A

Alban Hoxha mund të largohet shumë shpejt nga Partizani. Ky është lajmi që vjen nga Italia për portierin e të kuqve.

Skuadra e Spal, e sapongjitur në Seria A është e gatshme që të paguajë 200 mijë euro për kartonin e Hoxhës.

Gazetat sportive italiane kanë zbuluar lajmin për këtë transferim të afërt, bisedimet për të cilin mësohet se po i ndjek vetë Luciano Moggi.

Transferimi i Hoxhës do të ishte një hap përpara në karrierën e tij, teksa tashmë shkon në 3 numri i portierëve shqiptarë në këtë kampionat pas Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.