Ballina Sport Surprizon UEFA, ja kush është lojtari i madh i lënë jashtë listës...

Surprizon UEFA, ja kush është lojtari i madh i lënë jashtë listës për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”

UEFA ka publikuar listën me 3 kandidatët për çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit” për sezonin që lamë pas 2017/18.

Ndoshta nuk do ta besoni por Lionel Messi ka përfunduar jashtë kësaj gare që ka vetëm 3 protagonistë: Luka Modric (Kroaci – Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali – Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Egjipt – Liverpool).

Lista prej tre futbollistëve u përzgjodh nga një juri e përbërë nga 80 trajnerë të klubeve që morën pjesë në fazën e grupeve të edicionit 2017/18 të Ligës së kampionëve dhe Evropa Ligës, bashkë me 55 gazetarë të përzgjedhur nga Sports Media grup (ESM), që përfaqësojnë secilin anëtarë të UEFA-s.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të hënën më 30 gusht në Monaco, gjatë hedhjes së shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.