Ballina Sport Të gjithë presim botërorin, FIFA vjen me Super Botërorin e Superklubeve

Të gjithë presim botërorin, FIFA vjen me Super Botërorin e Superklubeve

Federata botërore e futbollit ka patur idenë e magjishme për të na habitur me një event të madh që pritet tja kaloj dhe Kupës së Europës e UEFA Champions League.

Ky kompeticion thuhet se do të quhet “kupa botërore e superklubeve”.

Ky do të jetë një turne mes 16 ose 24 skuadrave më të mira në planet. Dhe si ide e re e FIFA-s është aprovuar edhe nga Van Basten dhe Boban.

Risia që sjell është se do marrin pjes dhe klube të Amerikës Jugore.

Nëse çdo gjë do të ecë mirë, ky kompeticion do të zhvillohet në këtë mënyrë: nëse 16 skuadra do të marrin pjesë, atëherë ndarja do të bëhet në katër grupe me nga katër skuadra secila. Në rastin tjetër me 24 skuadra, do të formohen tetë klube secili me nga tre skuadra.

Por të gjith po pyesni , cilët janë pjesmarrësit e këtij kompeticioni ose kush pritet të marrë pjesë?

Pa dyshim që do të jenë skuadrat fituese nga të paktën dy sezonet e fundit të Champions Ligës, Europa Ligës dhe “Copa Libertadores”, nga e cila do të vendosen edhe pjesëmarrësit pas finaleve respektive.