Ballina Sport Tirana nxjerr një këmbë nga varri , fiton “Kupën e Shqipërisë”

Tirana nxjerr një këmbë nga varri , fiton “Kupën e Shqipërisë”

Tirana ka fituar mbrëmjen e djeshme përballjen direkte me nënkampionët e Superligës duke arritur të rrëmbejë kupën dhe siguruar një vend në Europë.

Përballja ishte shumë e fortë me emocion dhe goxha e tensionuar. Ishte skuadra e Tiranës ajo që në minutën e 20-të mori epërsinë dhe po shkonte drejt kupës por mesa duket korçarët nuk do dorëzoheshin aq lehtë dhe në minutën e 76 kanë arritur të shënojnë duke e çuar ndeshjen në shtesa.

Kur pjesa e parë e shtesës po mbaronte dhe gjithëçka pritej të përfundonte 1-1 , Tiranasit shënuan në minutën e 104 duke e çuar rezultatin në 1-2 dhe duke u futur në lojë me mentalitet tjetër pjesën e dytë.

Korçarët vazhduan përpjekjet për golin e barazimit por mesa duket fati nuk i ndihmoi këtë herë dhe do ndihmonte Tiranën të shënonte golin e 3-të në minutën e 117 duke mbyllur gjithëçka aty dhe duke marrë trofeun.

Por më pas forca të shumta policie janë parë në shtëpinë e presidentit të Tiranës.

Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e tij brenda 48 orësh. Për këtë arsye policia e Tiranës dhe forcat Shqiponja kanë shkuar pranë rrugës së Dibrës për të shmangur incidentet. Tifozët pritet të protestojnë dhe para Bashkisë.

Pas një kohe të gjatë jashtë stadiumeve, Kupa e Shqipërisë, riktheu në impiantin e “Elbasan Arenës” tifozët më të zjarrtë të Tiranës, “Tirona Fanatics”. Mbështetësit bardheblu nuk mund t’a linin këtë rast për të mos shpalosur kritikat etyre ndaj kreut të klubit, Refik Halilit, të cilin e akuzojnë si fajtorin kryesor të rënies së Tiranës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

LEXO EDHE:  Rregulla të hekurta për tifozët kuqezi në Izrael