Ballina Kryesore Tottenham nga “parajsa në ferr”, Juventus bën përmbysjen e madhe në 3...

Tottenham nga “parajsa në ferr”, Juventus bën përmbysjen e madhe në 3 minuta

Juventus ka arritur një fitore të merituar ndaj Tottenham në Londër, në ndeshjen e 1/8 në Champions League.

Janë dashur vetëm 3 minuta që të kthehej rezultati. Pas barazimit 2-2 në Torino, të besurit e Allegri-t ia arritën qëllimit duke fituar 1-2 në “Wembley”, rezultat minimal por i mjaftueshëm për të kaluar më tej.

Në minutën e 39-të, ishte Soon I cili kaloi në avantazh Tottenham. Mbyllja e pjesës së pare ishte në favor të londinezëve por pjesa e dytë nxorri në pah “zonjën e vjetër”.

Hiaguan në minutën e 64-r barazoi rezultatin dhe ringjalli ëndrrën për kualifikim.

Në momentin kur nuk u prite, Tottenham është befasuar kur Juventus pas 3 minutash nga goli I pare, shënon një tjetër gol. Këtë here autori ishte Dybala.

Me këtë rezultat, përfundoi ndeshja ku Juventus kualifikohet me shifrat e përgjithshme 3-4.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook