Ballina Kryesore “Lamtumirë Roma”, Totti var këpucët në gozhdë, lot në stadium (Video)

“Lamtumirë Roma”, Totti var këpucët në gozhdë, lot në stadium (Video)

Françesko Toti i ka dhënë sot lamtumirën Romës dhe tifozerisë së kësaj skuadre fanellën e të cilës nuk do ta veshë më dhe që e ktheu në “flamurin” e fundit të futbollit italian.

Toti ka qenë shumë i mallëngjyer gjatë fundit të ndeshjes, duke u përlotur gjatë ceremonisë , të organizuar enkas për të. Presidenti Palota i dorëzoi atij një fanellë të vendosur në kornizë, për të treguar vlerësimin që ka klubi për të, ndërsa edhe futbollistët me të cilët ai ka luajtur për shumë vite si De Rosi apo Florenzi mbanin lotët me vështirësi.

Më pas, lojtari i emocionuar bëri xhiron e fundit të pistës para tifozëve që e kishin për shumë vite idhull, ndërsa pjesa më e madhe e tyre thërrisnin të përlotur emrin e legjendës së futbollit italian.