Ballina Kryesore Tripleta e Mesit i sjell fitoren Barçës, katalanasit shpallen zyrtarisht kampion të...

Tripleta e Mesit i sjell fitoren Barçës, katalanasit shpallen zyrtarisht kampion të La Ligës

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për të 25-tën herë.

Barcelona e ka mposhtur 4-2 Deportivon në stadiumin “Municipal de Riazor”, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2017-2018.

Falë një super Messi që realizoi tre herë dhe golit të Philippe Coutinho që në minutën e 7-të, katalanasit arritën të mbyllin “hesapet” me kampionatin, duke kaluar me shifrat 4-2 Deportivo La Coruna.

Lucas Perez (40’) dhe Emre Colak (64’) shënuan për vendasit, që bënë paraqitje fantastike, të cilët, edhe matematikisht, bien nga La Liga.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook