Ballina Galeri Tronditet futbolli italian, humb jetën papritur mbrojtësi i Fiorentinës

Tronditet futbolli italian, humb jetën papritur mbrojtësi i Fiorentinës

Në një ditë kur mijëra tifozë e konsiderojnë festë dhe argëtim për të parë ndeshjet e skuadrave të zemrës, një tragjedi ka tronditur futbollin italian këtë të dielë.

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

Futbollisti i kombëtares italiane, me 14 prezenca në seleksionin e “axurrëve”, u gjet pa jetë në hotelin La Di More’, në qytetin e Udines, aty ku ishte grumbulluar së bashku me skuadrën për të luajtur në stadiumin “Dacia Arena”.

Futbollistët e Fiorentinës u shokuan kur morën vesh lajmin se kapiteni i ekipit u gjet pa jetë pak orë para ndeshjes. Autopsia do të zbulojë shkaqet e tragjedisë, por mësohet jozyrtarisht se vdekja erdhi për shkak të një infarkti kardiak.

Davide Astori, baba i një vajze 2-vjeçare, u rrit në skuadrat e moshave të Milanit, por në karrierën e tij ka luajtur për 6 vjet me Kaljarin dhe një sezon me Romën.

Ndeshja mes Udinezes dhe Fiorentinës u shty për shkak të tragjedisë, e po kështu edhe Xhenoa-Kaljari.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1174″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook