Ballina Sport “Tronditet” Spanja para Botërorit, ylli i Barcelonës largohet i dëmtuar nga stërvitja

“Tronditet” Spanja para Botërorit, ylli i Barcelonës largohet i dëmtuar nga stërvitja

Lajme jo të mira raportohen sot për Spanjën 4 ditë para se të luajë ndeshjen e parë në Botëror, të premten kundër Portugalisë.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, mbrojtësi shtatlartë, Gerard Pique, ka braktisur seancën stërvitore të mëngjesit, pasi ka ndjerë dhimbje për shkak të një goditje në gjurin e majtë, 

Ndërhyrja e stafit mjekësor spanjoll ka qenë e menjëhershme ndaj mbrojtësit të “La Roja”,  i cili më pas ka bërë stërvitje të diferencuar, në mënyrë që të testonte shkallën e dëmtimit.

Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth këtij dëmtimi, por nëse Pique do të mungonte do të ishte një problem i shtuar për Lopetegui që i duhet të bëjë edhe pa Carvajal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook