Ballina Sport UEFA na zbulon 3 kandidatët e zgjedhur për çmimin “lojtari i vitit”,...

UEFA na zbulon 3 kandidatët e zgjedhur për çmimin “lojtari i vitit”, ja emrat e tyre

UEFA duket se ka zyrtarizuar sot kandidatët për çmimin që ndan çdo vit atë të “lojtarit më të mirë të vitit” i cili do shpallet gjatë cermonisë së shortit të fazës me grupe të “Champions League” më 24 gusht në Nyon të Zvicrës.

Tek faqja e UEFA-s, na bëjnë me dije se tre të përzgjedhurit e këtij viti nga lista e fundit me 11 lojtarët favoritë janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Gianluiggi Buffon. Kriteri i vetëm i këtij çmimi është veç ecuria e lojtarëve gjatë kompeticionit më të rëndësishëm europian dhe ndahet çdo fillim edicioni. Sezonin e shkuar këtë trofe e ka ngritur lart super ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo i cili shihet sërish si favorit për ta fituar.