Ballina Sport Venger merr vendimin e rëndësishëm, largohet nga Arsenali pas 22 vitesh si...

Venger merr vendimin e rëndësishëm, largohet nga Arsenali pas 22 vitesh si trajner

Pas plot 22 vitesh, trajneri i Arsenalit Arsen Venger, ka bërë të ditur se do të largohet në fund të sezonit nga skuadra londineze.

Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të Arsenalit, 68-vjeçari francez ka komunikuar vendimin e tij, për largimin nga “topçinjtë”.

“Pasi kemi diskutuar me kujdes me klubin, mendoj se është koha e duhur të largohem në fund të sezonit. I jam mirënjohës Arsenalit që kam pasur privilegjin t’i shërbej klubit për shumë vite të paharrueshme. Kam menaxhuar klubin me përkushtim dhe integritet të plotë. Dua të falënderoj stafin, lojtarët dhe tifozët, që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë. I bëj thirrje tifozëve t’i qëndrojnë pas ekipit për të përfunduar në një nivel të lartë. Të gjithë dashamirësit e Arsenalit duhet të kujdesen për vlerat e klubit. Dashuria dhe mbështetja ime është përgjithmonë”, ishin fjalët e Arsen Venger, pas marrjes së vendimit.

LEXO EDHE:  Historike! Për herë të parë në historinë e futbollit, Bitcoin blen një...futbollist!

Kujtojmë që Venger ka arritur të fitojë 3 kampionate me Arsenalit dhe 7 “FA Cups”.

Pas vendimit ka reaguar edhe pronari që ka shumicën e aksioneve të klubit londinez, Stan Kroenke.

“Kjo është një nga ditët më të vështira që kemi pasur ndonjëherë në të gjitha vitet tona në sport. Një nga arsyet kryesore që morëm Arsenalin ishte për shkak të asaj që Venger ka sjellë në klub dhe jashtë fushës”, u shpreh pronari i Arsenal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook