Ballina Kryesore VIDEO/ Anglia bën përmbysjen e ‘çmendur’ me Kroacinë, ballkanasit zbresin në Ligën...

VIDEO/ Anglia bën përmbysjen e ‘çmendur’ me Kroacinë, ballkanasit zbresin në Ligën B

Anglia është skuadra e parë që i bashkohet Portugalisë në raundin e dytë të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Kroacia kalon në avantazh.

Kramaric në minutën e 57-të shënon një gol mjaft të bukur, pasi dribloi dy nga mbrojtësit e “3 Luanëve”.

Por anglezët arrijnë të barazojnë në minutën e 78-të me anë të Lingart, për t’i bërë edhe më tepër emocionuese minutat e fundit të sfidës.

Më pas, është Harry Kane i cili bën të shpërthejë ‘Wembley’, me golin e epërsisë në të 86’.

Pas kësaj fitoreje, Anglia merr kreun me 7 pikë dhe vijon rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, ndërkohë që vetëm vendi i dytë për Spanjën, që biletën e Euro 2020 do ta kërkojë përmes rrugës më të gjatë, përmes kualifikueseve.

Ndërsa Kroacia zbret në Ligën B.