Ballina Sport VIDEO/ Arsenal shkatërron PSG-në, Buffon pëson 3 gola

VIDEO/ Arsenal shkatërron PSG-në, Buffon pëson 3 gola

Arsenali ka shkatërruar kampionët e Francës, PSG në turneun miqësor International Champions Cup.

Topçinjtë fituan me rezultatin e thellë 5-1 përballë francezëve, me një Buffon në një formë tepër të dobët që pësoi 3 gola dhe më pas u zëvendësua.

Golat për londinezët i shënuan Ozil (13’), Lacazette (67’ dhe 71’), Holding (87’) dhe Nketiah (90+4’), ndërsa golin e vetëm për PSG-në e shënoi Nkunku (60’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Por duhet thënë se PSG i mungonte Neymar, Mbappe, Di Maria, Draxler dhe Dani Alves.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook