Ballina Sport VIDEO/ Atalanta e Berishës e papërmbajtshme, pas Napolit thyen edhe Romën

VIDEO/ Atalanta e Berishës e papërmbajtshme, pas Napolit thyen edhe Romën

Ka përfunduar ndeshja më e nxehtë e javës së 20 të Serie A mes Romës dhe Atalantës.

Pas fitores 1-2 ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme duke thyer edhe Romën me të njëjtin rezultat.

Dy gola të shpejtë në pjesën e parë të realizuar nga Cornelius në minutën e ’14 dhe De Roon në të ’19 mundësuan këtë fitore me vlerë për Atalantën.

Edhe pse në minutën e 45 të pjesës së parë De Roon u ndëshkua me të kuq, Atalanta arriti të ruante avantazhin.

LEXO EDHE:  Denoncimi i efektivit, Berisha: Kush është polici i lidhur me trafikantë që iu dogjën 2 makina (Emri)

Goli i Dzeko në minutën e ’56 riktheu shpresat për një rezultat pozitiv për kryeqytetasit, por pas shumë përpjekjeve nuk arritën dot të gjenin golin e barazimit, kjo dhe falë pritjeve të Berishës.

Roma, e cila në javën e ardhshme të Serisë A pret Interin pozicionohet në vendin e 5 në renditje me 39 pikë, ndërsa Atalanta në ë 7 me 30 pikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook