Ballina Sport VIDEO/ Ç’po ndodh tek Real Madrid? Ronaldo refuzon t’i japë dorën presidentit...

VIDEO/ Ç’po ndodh tek Real Madrid? Ronaldo refuzon t’i japë dorën presidentit Perez

Ylli madrilen, Cristiano Ronaldo duket se zbehu disi festën e fititmit të Champions-it të tretë radhazi nga Real Madridi, i 13-ti trofe i tillë për klubin e presidentit Florentino Perez.

33-vjeçari i talentuar portugez njoftoi largimin e mundshëm nga “galaktikët”, por një gjë e tillëu kritikua nga kapiteni Sergio Ramos dhe të tjerë.

Thyerja duket se është e madhe mes futbollistit dhe klubit madrilen. Kjo është dëshmuar haptazi edhe nga një video, e publikuar nga mediat spanjolle.

Në pamje shihet se Ronaldo nuk ia zgjati dorën Perezit, gjatë parakalimit para tifozëve, menjëherë pas kthimit nga Kievi si kampionë Europe.

Ende nuk dihet arsyeja që Cristiano Ronaldo e bëri një gjest të tillë, ndërsa zërat për një largim të mundshëm të yllit portugez nga Real Madrid po shtohen nga dita në ditë.

Disa media sportive kanë deklaruar se portugezi mund të largohet drejt PSG-së, por asnjë nga këto zëra nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook