Ballina Kryesore VIDEO/ Cristiano Ronaldo inkurajon tifozët shqiptarë të thërrasin Messi! Messi!

VIDEO/ Cristiano Ronaldo inkurajon tifozët shqiptarë të thërrasin Messi! Messi!

Shumë persona do të mendonin se Cristiano Ronaldo do të ishte lodhur nga krahasimet e përditshme, nëse jo në orë, me rivalin e tij të madh, Lionel Messin.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi nuk mundi të fitonte dot çmimin e lojtarit më të mirë në Europë.

Në vitin 2015 Leo Messi fitoi tripletën me Barcelonën, “Ligën e Kampionëve”, “La Liga”  “Copa del Rey”, dhe në fund fitoi edhe “Topin e Artë”

Në shtator të vitit 2015 Ronaldo erdhi me ekipin kombëtar të Portugalisë për t’u përballur me Shqipërinë në “Elbasan Arena”.

Tifozë të shumtë u përkujdesën që t’ia kujtonin yllit portugez lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi, por ky i fundit iu përgjigj duke i inkurajuar shqiptarët që të bërtisnin më shumë “Messi! Messi”.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-1 për Portugalinë me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Miguel Velosso në minutën e 92-të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook