Ballina Kryesore VIDEO/ Dëmtimi horror i mbrojtësit të Sevilla-s, ja pamjet e tmerrshme

VIDEO/ Dëmtimi horror i mbrojtësit të Sevilla-s, ja pamjet e tmerrshme

Një dëmtim i rëndë ndodhi mbrëmë në ndeshjen Sevilla-Villareal, ku mbrojtësi i skuadrës andaluziane, Escudero, pas një kërcimi të fuqishëm, ra keq duke thyer dorën në zonën e bërrylit.

Loja u ndërpre menjëherë për t’iu dhënë ndihma e parë lojtarit, i cili u detyrua të lërë fushën me barrelë në minutën e 80.

Ky dëmtim i rëndë mund ti kushtojë shumë mbrojtësit, pasi duke parë shkallën e dëmtimit ai mund të ngëlet për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Ndeshja mes Sevilla-s dhe Villareal-it mbaroi në barazim pa gola 0-0.