Ballina Sport VIDEO/ Goditi me shkelm në fytyrë tifozin, FIFA dënon ashpër Patrick EVRA....

VIDEO/ Goditi me shkelm në fytyrë tifozin, FIFA dënon ashpër Patrick EVRA. Marseille i ndërpret kontratën

Goditi me shkelm në fytyrë tifozin, por duket se “faturën” e ka paguar mjaft shtrenjtë.

Mbrojtësi i Marseille, Patrick Evra ka marrë një dënim të rëndë nga FIFA, ku ështY përjashtuar nga të gjithë kompeticionet Europiane deri në datën 30 Qershor 2018 dhe është gjobitur me 10 mijë euro

Futbollisti francez goditi me shkelm në kokë një tifoz të skuadrës së tij gjatë takimit të skuadrës së tij Marseille ndaj Guimaraes, e vlefshme për ndeshjet në grupet e Europa League.

Ngjarja ndodhi pak para fillimit të takimit, dhe kështu Evra është bërë futbollisti i parë që dënohet nga ky kompeticion ende pa filluar loja.

Por pasojat e veprimi të tij të pamenduar mirë nuk përfundojnë me kaq. Pas njoftimit nga FIFA deri për dënimin e tij deri më 30 Qershor 2018, Marseille ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin francez.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook