Ballina Sport VIDEO/ Goli i portierit të Beneventos në minutën e fundit “çmend” tifozin...

VIDEO/ Goli i portierit të Beneventos në minutën e fundit “çmend” tifozin e Milanit, shihni reagimin e tij epik

Ishte e paparashikueshme ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme në Serie A mes Milanit dhe Beneventos.

Kur ishte minuta e ’95 e takimit dhe Milani dukej se ishte mbyllur ndeshja, ndodh e paimagjinueshmja: Portieri i Beneventos shënon gol me kokë në minutën e fundit të ndeshjes, duke barazuar shifrat.

Por reagimi i tifozëve milanistë pas këtij barazimi “turpërues”, ka qenë njëri më epik se tjetri.

Një komentator, por njëkohësisht dhe tifoz i çmendur i Milanit, Tiziano Crudeli, nuk mund t’i besonte dot syve në momentin kur portieri i Beneventos barazon rezultatin, duke i dhënë pikën e parë në kampionat.

“Edhe portieri ju shënoi gol me kokë. Shkoni në shtëpi, shkoni në shtëpi! E pabesueshme, 2 me 2”, ishin disa fjalët e Crudelit, i cili e përjetoi mjaft rëndë këtë gol.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook