Ballina Sport VIDEO/ Mbyllet sfida më e nxehtë e javës në Premier League, Manchester...

VIDEO/ Mbyllet sfida më e nxehtë e javës në Premier League, Manchester United mposht Liverpool

Manchester United ka mposhtur Liverpool në sfidën më të nxehtë të javës së 30 në Premier League.

Ndeshja e luajtur në stadiumun legjendar “Old Trafford”, u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të “djajve”. Kanë qenë dy golat e shënuar nga Rashford të cilët u dhanë fitoren e 3 rradhazi në kampionin anglez të besuarve të Murinho-s.

Goli i parë u shënua në minutën e 14 të ndeshjes, ku pas një pasimi të marrë nga Lukaku, Rashford e goditi fort topin duke e dërguar në rrjetë. 

Vetëm 10 minuta më vonë, Rashford dyfishoi shifrat, duke i dhënë siguri “djajve”. Por në minutën e 66 Liverpool u rikthye sërish në garë pas autogolit spektakolar të shënuar nga Eric Bailly.

Megjithatë djemtë e Murinho-s arritën ta ruanin avantazhin, dhe ndeshja u vulos me rezultatin 2-1.

Pas kësaj fitore, Manchester United forcon pozitat në vendin e 2 me 65 pikë, 5 më tepër se Liverpool që renditet në vendin e 3 të tabelës së klasifikimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook