Ballina Kryesore VIDEO/ Ndodh e pabesueshmja në miqësoren Kosovë-Shqipëri, ja rezultati befasues

VIDEO/ Ndodh e pabesueshmja në miqësoren Kosovë-Shqipëri, ja rezultati befasues

Është zhvilluar në Zvicër ndeshja miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e papritur 3-0 në favor të Kombëtares Kosovare. Edhe pse festa ishte e përbashkët në shkallët e stadiumit “Letzigrund” të Zyrihut, paraqitja e Shqipërisë la për të dëshiruar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Kosovën me golin e shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë është përsëri Zeneli i cili me një veprim mjaft të bukur shënon një supergol, duke dyfishuar shifrat.

Por Kosova nuk mjaftohet me kaq, teksa Zhegrova shënon golin e tretë në minutën e 67, duke vulosur shifrat në 3-0.

Goli i parë i Zenelaj

Goli i dytë i Zenelaj

Goli i Zhegrovës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook