Ballina Kryesore VIDEO/ Piloti i “Moto GP” përplaset me 300 km/h, pëson traumë në...

VIDEO/ Piloti i “Moto GP” përplaset me 300 km/h, pëson traumë në kokë

Piloti italian i “Moto GP”, Michele Pirro ka pësuar një aksident të frikshëm në provat e lira të zhvilluar ditën e sotme.

Pirro po ecte me 300 km/h në momentin që humbi kontrollin e motorit ‘Ducati’, duke fluturuar në pistë e më pas duke rrëshkitur për metra të tëra jashtë saj, derisa përfundoi në zhavorr.

Pilotit italian u dha ndihma e shpejtë, ndërsa provat u ndërprenë. Më pas Michele Pirro u transportua në spital.

“Pirro ka një traumë në kokë, si në pjesën e përparme ashtu dhe pas saj. Për fat, është koshient dhe lëviz të gjitha gjymtyrët dhe sistemi neurologjik është normal. Edhe analizat e vizita e mëtejshme që iu bë në spital nuk ka evidentuar komplikacione të tjera”, tha mjeku që e vizitoi në qendrën mjekësore të pistës.