Ballina Bota VIDEO/ Tufa me bletë ‘pushton’ fushën e blertë, befasuese se çfarë bëjnë...

VIDEO/ Tufa me bletë ‘pushton’ fushën e blertë, befasuese se çfarë bëjnë lojtarët

Një ndeshje futbolli është ndërprerë në momentin që një tufë bletësh hynë në fushë duke shkaktuar që lojtarët të ulen në tokë.

22 lojtarët dhe arbitrat e ndeshjes u ulën në gjunjë dhe u shtrinë në tokë me duart mbi kokat e tyre kur insektet ‘pushtuan’ stadiumin.

Pushtimi i çuditshëm ka ndodhur të shtunën në ndeshjen e Liga de Portoviejo kundër Manta në divizionin e dytë në Portoviejo, Ekuador.

Gazetari vendas Enrique Zambrano tha pas ndeshjes ishte hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë në stadium.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook