Ballina Sport Video / Ultras Tirana tentojnë të prishin finalen e Kupës, hedhin flakadanë...

Video / Ultras Tirana tentojnë të prishin finalen e Kupës, hedhin flakadanë në fushë

Po luhet tashmë takimi final i Kupës së Shqipërisë mes Skënderbut dhe Tiranës, ku janë bardheblutë që kanë kaluar në avantazh që nga minuta e 20-të me Edeh i cili kur shkon të ndajë gëzimin me tifozët kontestohet nga ta.

Gjatë gjithë këtyre minutave tifozët bardheblu kanë protestuar dhe sharë në kor presidentin Refik Halili, ata kanë hedhur edhe tymnaja në fushë dhe po tentojnë të prishin ndeshjen.

Ndeshja po luhet në “Elbasan Arena”.