Ballina Bota Zbulohet oferta marramendëse që Manchester Cityt kishte përgatitur për Messin në vitin...

Zbulohet oferta marramendëse që Manchester Cityt kishte përgatitur për Messin në vitin 2017

Sipas El Mundo, gjatë krizës politike vitin e kaluar, raportohet se Lionel Messi e konsideroi seriozisht largimin nga Barcelona.

Gazeta e famshme deklaron se  Lionel Messi kishte marrë një ofertë nga City ku do të paguhej me një rrogë prej 250 milion eurosh në 5 vjet. Përveç kësaj, klubi anglez do të paguante dhe klauzolën e largimit të tij e cila mendohet të ketë qenë 250 milion euro gjithashtu.

Sipas artikullit, diskutimi për lëvizjen e mundshme të argjentinasit është bërë midis babait të Lionelit dhe CEO-s së City-t.

Nga kjo marrveshje, nëse babai i Messit do të arrinte të bindte djalin e tij të lëvizte te City, do të fitonte një shpërblim prej 50 milion eurosh.