Ballina Sport Zgjidhet sot kreu i ri i FSHF, ja rendi i ditës në...

Zgjidhet sot kreu i ri i FSHF, ja rendi i ditës në Asamblenë Zgjedhore

Miratohet programi ditor për Asambenë Zgjedhore nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, e cila do të zhvillohet sot, në orën 09:00, në hotel “Adriatik”, në Durrës.

 Gjatë ditës së sotme do të mësohet se kush do të drejtojë institucionin qeverisës të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme.

Kjo garë pritet të jetë tepër e fortë, ku dy janë rivalët kryesorë: Armand Duka e Bashkim Fino.

Programi tek asambleja e FSHF-së:

1. Përshëndetja e presidentit Armand Duka;

2. Verifikimi i përbërjes së mbledhjes;

3. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave;

4. Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë;

5. Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme;

6. Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;

7. Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017;

8. Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania”;

9. Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018;

10. Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018;

11. Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit;

12. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së;

13. Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv;

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook