Ballina Sport ZYRTARE/ Zbulohet trajneri i ri i Real Madrid, ja kush do ta...

ZYRTARE/ Zbulohet trajneri i ri i Real Madrid, ja kush do ta zëvendësojë Zinedin Zidane

Real Madrid ka zgjedhur sot zëvendësuesin e Zinedin Zidane, i cili para pak ditësh “tronditi” madrilenët me vendimin e papritur duke u dorëhequr si trajner.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se vendin e francezit do ta marrë Julien Lopetegoi, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e Spanjës.

Mësohet se Lopetegui ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Real Madrid, pas dy vitesh të suksesshme nën drejtimin e spanjollëve.

Trajneri aktual i Spanjës, do ta marrë drejtimin e “Los Biancos” menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Kujtojmë që Lopetegui ka qenë portieri i Real Madrid nga viti 1988 dhe 1991.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook