Një kërkesë për financimin e një stadiumi modern me 10 mijë vende i është kërkuar qeverisë nga Klubi i Futbollit “Kukësi”.

K.F Kukësi Albania në Facebook publikojnë projektin për ndërtimin e stadiumit të ri.

Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri”, thuhet në faqen zyrtare të F.K. Kukësi.

Klubi i Futbollit “Kukësi” shkruan:

“Presidenti Gjici ka besim se ky projekt do të miratohet nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit është një e mirë për qytetin e Kukësit, pasi sjell një tjetër impakt në jetën dhe ekonominë e qytetarëve. Skuadra kampione e Shqipërisë e meriton një investim të tillë edhe për shkak të historisë që ka bërë këto vitet në futbollin shqiptar. Ky stadium mund t’i shërbejë mjaft mirë edhe vëllezërve tanë nga Kosova, që do t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare”.

Pritet tashmë vendimi i qeverisë për aprovimin e buxhetit apo jo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook