Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë, sipas statusit të ri.

Sipas informacioneve mësohet se duke nisur nga kjo e hënë do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grup seksioni dhe seksionesh.

Afati për përmbylljen e këtij procesi është 45 ditë dhe zgjedhjet do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook