Stresi është një nga reperët më të përfolur së fundmi.

Ai ka rënë në prangat e policisë, pasi, sipas policisë, iu gjendën armë zjarri si dhe lëndë narkotike.

Para disa javësh ai ka provokuar me një video ‘live’, ku u përfol se ai kishte lënë qelinë.

Tashmë në profilin zyrtar të Stresit është hedhur një foto e tij. Menjëherë lindën pikëpyetjet nëse ai ka dalë nga burgu apo jo?!

Për momentin ende nuk dihet gjë e saktë, gjithsesi ndoshta dhe këtë herë e ka postuar menaxheri i tij, ashtu siç u tha dhe për lidhjen “live” të bërë disa kohë më parë.