Një grup studentësh në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë paditur Bashkinë për djegien e mbeturinave urbane në fushën e Porto Romanos.

Nga pala e paditur është kërkuar mbyllja e vdegrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, pasi funksionon në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve si dhe ligjin për mbrojtjen e mjedisit.

Gjithashtu ata kërkojnë që Bashkia të bëjë

rehabilitimin e plotë dhe të menjëhershëm të vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, Durrës.

” E nderuar Gjykatë,

Në kushtet kur megjithëse është iniciuar një procedurë administrative për të gjetur një zgjidhje për problemin tepër shqetësues të mbetjeve në zonën e Porto Romanos, me anë të shkresës së datës 05.11.2018, që i është drejtuar Bashkisë Durrës dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, nuk është kthyer asnjë përgjigje dhe nuk është marrë asnjë masë për mbylljen dhe rehabilitimin e lëndfillit në Porto Romano Durrës, e vetmja rrugë ligjore në dispozicion të paditësve është padia përpara Gjykatës Administrative Durrës, si gjykata kompetente nga pikëpamja territoriale.”