Sot është dita e 6 e protestës së studentëve dhe dita e 36 e protestës së banorëve të Astirit. Një prej studentëve që po proteston ka bërë ftesë publike për të gjithë popullin që duan t’i bashkohen protestës.

Studentja, edhe pse e lodhur nga një ditë e gjatë në protestë, ka reaguar ndryshe nga qëndrimi “zyrtar” i protestës këto ditë.

Ajo thotë se arsimi është i lidhur me të gjithë prandaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Çfarë mjekësh do të dalin nesër nëse nuk ka arsim të mirë? Çfarë gazetarësh do të raportojnë nesër nëse nuk ka arsim të mirë? Arsimi nuk është vetëm i yni, por i të gjithëve, prandaj i ftojmë të gjithë të në bashkohen.

Tashmë nuk ka të bëjë më me një VKM, por është shumë më e madhe se aq’, ka thënë studentja e Mjekësisë, Estela Nazarko.

Studentët gjithashtu thonë se janë mbështetës të kauzës së mosshembjes së Teatrit si dhe ato të Astirit që dalin çdo ditë në demonstrata, prej një muaji.