Në mënyra dhe foma të ndryshme protesta e studentë vazhdon të mbetet kryefjala e çdo lajmi në media.

Pas grumbullimit masiv që bëhej përpara dyerve të Kryeministrisë çdo ditë, për thuajse një muaj studentët që vijojnë revoltën e tyre janë më të paktë por janë at.

Të vendosur për ta çuar deri në fund kauzën e tyre kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, studentët për pothuajse një javë kanë vendosur unanimisht që të ngujohen brenda ambienteve të Fakulteteve përkatëse.

Ndërkohë së fundmi një foto është bbërë virale në rrjete sociale e cila paraqet një pankartë “pikante” të studentëve, me mbishkrimin “Largoni policinë, Klement Balili nuk studion në FEUT”.