Pas prononcimit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë në media ku deklaruan se Dekani Dhori Kule kishte lënë një mledhje për dialog me studentët në 16:00 dhe nuk u paraqit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Dekanatit të Ekonomikut. 

Në deklaratën e publikuar në media Dekanati hedh poshtë pretendimet e studentëve se ka qenë Dhori Kule ai që nuk ka shkuar në takim, por ka vëvë përgjegjësinë mbi studentët duke deklaruar se kanë qenë ato të cilët nuk kanë caktuar datën dhe orën e këtij takimi.    

Në reagimin e plotë të Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë shkruhet: 

“Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë sqaron se ditën e shtunë, datë 15 dhjetor është paraqitur studenti Henri Hakorja, viti III, Bachelor, Grupi E301 dhe ka kërkuar takim me Dekanin e Fakultetit. Pas takimit të zhvilluar në orën 11:00, datë 15 dhjetor, Dekanati i Fakultetit, duke qenë gjithmonë në dispozicion dhe gatishmëri për të takuar studentë, ka pranuar të zhvillohet takim me studentët përfaqësues të të gjithë grupeve të seminareve të FE dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë, në çfarëdolloj date dhe ore që do të ishte e përshtatshme për studentët. Pas këtij takimi, studenti Henri Hakorja nuk ka njoftuar më për datën dhe orën se kur mund të zhvillohej takimi. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë pret gjithmonë studentë, prandaj pretendimi i ngritur në media nga ndonjë grup i veçuar studentësh nuk është i vërtetë. Ditën e hënë, datë 17 dhjetor, ora 09:00, Dekani së bashku me Dekanatin e FE pret studentët përfaqësues të grupeve të FE”.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili sulmon Ramën: Hiqja paratë oligarkëve dhe jepjua studentëve...