Edhe për sot studentët kanë vendosur të mbyllin protestën, ndërsa paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë sërish nesër në orën 11.

Situata është tensionuar gjatë orës 11:10, pasi studentët kanë tentuar të nxjerrin jashtë universiteteve bankat dhe karriget, por rojet private kanë njoftuar policinë.

  Në universitetin Politeknik të Tiranës ka patur përplasje verbale mes studentëve dhe rojeve të sigurisë. Ata akuzojnë dekanin e universitetit që frymëzoi përplasjen  e tyre me rojet. 

Nuk dihet vetëm nëse do bëhet një bojkot apo bashkë me bojkotin do t’i bashkohen protestës para kryeministrisë. Studentët po diskutojnë me njëri tjetrin me konsensus nëse do t’i bashkohen protestës”.