Lajmi që studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, sipas tyre është një “Fake News”. Studentët e hedhin poshtë këtë gjë dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

“Sot nga media jemi njohur me një fake news, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona. Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për të  na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë. 8 kerkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika. Në rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jonë do të përshkallëzohet në rang kombëtar. Kushdo që kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studentëve”, lexohet në deklaratën e studentëve.