epa07228252 Albanian students protest in front of the Albanian Parliament in Tirana, Albania, 13 December 2018. Reports state that the students are demanding lower student fees, an increase in the budget for the public universities and the improvement of the conditions of dormitories.This is the ninth day that the studens havet protested after Prime Minister Edi Rama refused to fulfill their demands. EPA/MALTON DIBRA

Largimi i ministrave dhe zëvendësimi i tyre me të rinj nga kryeministri Rama, ka bërë bujë dhe në mediat e huaja.

Agjensia e lajmeve italiane ka shkruar se largimi i ministrave erdhi si pasojë e protestave të studentëve.

Gjithashtu një tjetër media, e cila pasqyron realitetin socio-politik në Shqipëri, ku  raporton se kryeministri i Shqipërisë ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Një ngjarje e tillë nuk kishte se si të mungonte edhe në faqen e “The Associated Press”, e cila thekson se Rama ka riorganizuar kabinetin qeveritar si përgjigje ndaj interesave të studentëve që protestuan duke denoncuar edhe rastet e korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike e sociale në të cilat jetojnë.