Një grup studentësh në Universitetin e Shkodrës kanë vijuar bojkotin edhe mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se ata kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit me banka dhe karrige për të mos lejuar futjen e studetëve të tjerë dhe pedagogëve.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Rektorati kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për ditën e sotme.

Kujtojmë se studentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë dorëzuar 2 kërkesa të reja në rektorat në njërën prej të cilave kërkojnë shkrirjen e Këshillit Studentor pasi sipas tyre ai nuk mbështet interesat e studentëve .

Ndërsa në kërkesën e dytë adresuar rektoratit, studentët kërkojnë uljen e pikëve të krediteve për të kaluar vitin akademik nga 30 që është aktualisht në 25.