Siç edhe u paralajmërua nga vetë ata, të ngujuar tashmë prej 5 ditëve në ambientet e brendshne të Fakulteteve, studentët vijojnë qëndresën e tyre teksa deklarojnë për kamerat e mediave se do të vazhdojnë me këtë revoltë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.

Ngujimit të rinisë studentore i janë bashkuar sot edhe të rinjtë studentë të Politeknikut, të nisur prej 5 ditësh në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomikut, Arkitekturës.

Teksa deklarojnë se  do vijojnë ngujimin deri në plotësimin e plotë të 8 pikave dhe se kanë mbështetjen e të gjithë studentëve të tjerë që të vazhdojnë bojkotin, ata shprehen gjithashtu se nuk janë lejuar nga policia private që të fusin ushqime brenda.