Pas ultimatumit që studentët i vendosën kryeministrit të vendit Edi Rama, asnjë reagim nuk pati nga ky i fundit. 

 

Duke parë këtë situatë studentët u prononcuan sërish për kamerat e mediave duke e paralajmëruar Ramën se tashmë mbaruan  punë para Ministrisë së Arsimit dhe do ta vazhdojnë aty protestën e tyre, para Kryeministrisë derisa të kenë një zgjidhje përfundimtare, duke kërcënuar me bllokim të rrugëve sërish në ditët në vazhdim.   

“Kryeministri ja kemi krijuar lehtësinë, i kemi ardhur këtu pranë. Nuk di të them se çfarë do të ndodhë. Por tek ministria e Arsimit mbaruam punë dhe tani jemi vendsour këtu tek kryeministria. Kjo ishte një strategji e jona për të bllokuar rrugët. Pasi kjo është një tallje, dhe qeveria nuk po na jep një zgjidhje. Duam zgjidhje. Protesta do të përshkallzohet dhe më shumë. Do të bllokohen disa pika. Nuk jemi të përçrë. Ne duam të kemi një protestë sa më paqësore. E kam thënë vazhdimisht jemi me kazuën e vërtetë dhe nuk ka pse të ketë përçarje.”- u shprehen studentët për mediat.