Ndërkohë që në këto temperatura të ulëta, jo vetëm sonte por tetë ditë e netë me radhë studentët qëndrojnë pëjashtë e presin pë plotësimin e kërkesave të tyre, kryeministri i vendit reagon sërish.   

Në një story të postuar në instagram Edi Rama ka vënë porteritn e tij dhe i ka drejtuar pyetjen studentëve “Kur do flasim”, pasi sipas tij e vetmja zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre është dialogu dhe vetëm dialogu.