Protesta disaditore e studentëve në vendin tonë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga ndërkombëtarët. 

Ka qenë Shoqata Erasmus Mundus ose ndryshe e njohur si “EMA” ajo që nëpërmjet një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë mbështetjen e saj studentëve në mbrojtejen e kauzës së tyre, kundër tarifave të larta.  

“Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor”- shkruhet në deklaratë.   

Në postimin e plotë të “EMA”-s thuhet:  

“Programet e Erasmus-it bazohen në parimin e qasjes së barabartë nga studentët në Sistemet e Arsimit të Lartë pavarësisht përkatësisë së tyre.

Ne synojmë krijimin e kushteve të barabarta për studentët pavarësisht origjinës së ndryshme sociale, financiare, kulturore dhe kombëtare, duke theksuar rëndësinë e një edukimi cilësor për këdo që e kërkon atë.

Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.

Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë.

Jemi të keqardhur megjithatë që një ngjarje e tillë ndodh në kulmin e fushatës sonë #DoesItMatter, që bazohet pikërisht në mundësitë e barabarta për të gjithë, ndaj është e rëndësishme të kuptohet pse keni ndërmarrë një vendim të tillë.”

LEXO EDHE:  Studentët: Rama po " josh" mbi 200 vetë. Janë të shitur ata që...